Ballina RAJONI Serbi, një person humbet jetën nga i ftohti

Serbi, një person humbet jetën nga i ftohti

I ftohti ka përfshirë disa vende të Ballkanit, ndërsa në Serbi ka shkaktuar vdekjen e parë. Mediat serbe raportuan se trupi i pajetë i një 50-vjeçari është gjendur në borë ditën e sotme në një fshat verior.

Në Bosnje, shkollat janë mbyllur në komunat Konjiç dhe Jabllanicë, ndërsa kamionët dhe automjetet e tjera të rënda janë ndaluar të qarkullojnë.

Dhjetëra shkolla janë mbyllur për dy ditë edhe në Rumani. Autoritetet thanë se dy emigrantë kanë pësuar ngrirje të rëndë, pasi kanë kaluar një ditë jashtë në një zonë të mbuluar me borë, gjatë përpjekjeve për të arritur në Kroaci.