Ballina RAJONI Serbi, ministri Stefanovic: Më 28 nëntor, Kosova shpall themelimin e Forcave të...

Serbi, ministri Stefanovic: Më 28 nëntor, Kosova shpall themelimin e Forcave të Armatosura

Ministri i brendshëm serb Nebojsa Stefanovic është shprehur se ka një mundësi që më 28 nëntor Kosova të njoftojë formimin e forcave të veta të armatosura. Duke komentuar mbi këtë mundësi, ministri i brendshëm Stefanovic ka deklaruar për Radio Televizionin e Serbisë se kjo do të ishte në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare.

“Kosova po punon që kjo të jetë data e shpalljes së ushtrisë, – ka thënë ministri i brendshëm serb. – Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme dhe të gjitha shërbimet tona analizuan informacionet që kemi dhe përgatitën disa skenarë të mundshme që mund të ndodhin dhe natyrisht edhe përgjigjet e Serbisë, por ne dëshirojmë të flasim seriozisht me partnerët që janë dhe ishin garant – NATO dhe BE – se diçka e tillë nuk mund të ndodhë.”