Ballina RAJONI Serbi, ministri i jashtëm Dacic: Ne po paguajmë borxhin e Kosovës, duam...

Serbi, ministri i jashtëm Dacic: Ne po paguajmë borxhin e Kosovës, duam Trepçën

Ministri i jashtëm serb Ivica Dacic ka deklaruar në Beograd se, gjatë 20 viteve të fundit, Serbia ka paguar rreth 700 milionë euro borxhe të Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, dhe në këmbim të kësaj ai ka kërkuar që miniera e Trepçës t’i përkasë Serbisë.

“Kur borxhi duhet të paguhet, atëherë ata janë pjesë e Serbisë, – ka theksuar ministri i jashtëm serb. – Kur ka prona për t’u grabitur, atëherë ata janë një shtet i pavarur.”

Ministri i jashtëm serb Dacic ka shtuar se kanë mbetur edhe 200 milionë euro në borxh dhe kredi, dhe se Serbia do të vazhdojë t’i paguajë ato. “Ata po presin që ne të paguajmë këtë, që atëherë të thonë duke filluar nga nesër, Trepça është e jona. Ata thonë se ata janë një shtet i pavarur, por nuk duan të paguajnë borxhin e tyre,” – ka shtuar Dacic.