Ballina RAJONI Serbi, ministri Daçiç reagon për ushtrinë e Kosovës: Mbledhje urgjente në OKB

Serbi, ministri Daçiç reagon për ushtrinë e Kosovës: Mbledhje urgjente në OKB

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka bërë të ditur se Serbia do të kërkojë mbajtjen e një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-s, për shkeljen më brutale të rezolutës 1244 të KS-it të OKB-s, me vendimin e Kosovës për themelimin e ushtrisë së Kosovës.

“Ky është kërcënimi më direkt i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe ndaj sigurisë së popullit serb që jeton në Kosovë,” – ka thënë Daciç.