Ballina RAJONI Serbi, mediat vendase: SHBA e konsideron Kosovën partner strategjik

Serbi, mediat vendase: SHBA e konsideron Kosovën partner strategjik

Mediat serbe kanë shprehur në një artikull ku diskutohet mardhënia SHBA-Kosovë, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Kosovën partner strategjik.

Gazeta serbe “Danas”, referuar burimeve diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmend në këtë artikull edhe vizitën e fundit të presidentit Thaçi në SHBA, pjesëmarrja e tij në varrimin e ish-presidentit Bush, si dhe fakti që ai ishte ulur afër liderëve më të rëndësishëm botërorë.

Sipas burimeve të kësaj gazete, raportet e mira mes SHBA-ve dhe Kosovës në planin diplomatik, janë më së shumti të shtyera nga senatorët Bob Dole, si dhe kongresisti Elliot Angel.

Megjithatë, sipas të njëjtave, nuk kanë munguar as rastet kur kongresmenë dhe senator janë shpërblyer me para nga zyrtarë të Kosovës. Sipas tyre, në këtë aspekt ka kontribuar edhe diaspora shqiptare në amerikë.

“Diaspora shqiptare është shumë e fuqishme dhe nuk ka kursyer asgjë për të ashtuquajturat çështje shtetërore,” – thuhet nga këto burime.

Kujtojmë se përveç se në funeralin e ish-presidentit amerikan, Thaçi ishte ulur në mesin e liderëve botërorë edhe në ceremoninë që shënonte përfundimin e Luftës së Parë Botërore që ishte mbajtur në Francë dhe kjo kishte shkaktuar reagime të njëpasnjëshme në Serbi.