Ballina LAJME Serbi, lindshmëria e ulët, qeveria bën përpjekje dëshpëruese për inkurajim

Serbi, lindshmëria e ulët, qeveria bën përpjekje dëshpëruese për inkurajim

“Lindni, mos vononi”. Kjo është kërkesa e qeverisë serbe për çiftet e reja. “Le të dëgjohen të qara bebesh”, është një tjetër slogan i ngjashëm në Serbinë që po përpiqet të rrisë numrin e lindjeve.

Gratë thonë se kanë nevojë për më shumë mbështetje, e jo vetëm fjalë inkurajimi, për të rritur popullatën e vendit. Emigracioni masiv, i kombinuar me shkallën në rënie të lindshmërisë, e ka reduktuar popullatën serbe nën 7 milionë banorë.

Aktualisht vendi ka një shkallë lindshmërie prej 1.5 për qind për familje, ndër më të ulëtat në Europë. Sipas Kombeve të Bashkuara, popullata në Serbi pritet të reduktohet edhe me 15 për qind deri në vitin 2050.

Të dëshpëruar për të ndalur këtë trend, zyrtarët serbë kanë bërë disa propozime joshëse, përfshirë një plan të shpallur në qershor për të ndërtuar shtëpi përdhese në zonat me shkallë më të ulët lindshmërie.

Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se, kjo bazohej në një studim që tregonte se çiftet dyfishojnë numrin e fëmijëve në shtëpi me dy deri në 4 kate, krahasuar me blloqe apartamentesh shumëkatëshe.