Ballina RAJONI Serbi, kryeministrja Brnabic në Conflict Zone: Paqja me Kosovën arrihet në vitin...

Serbi, kryeministrja Brnabic në Conflict Zone: Paqja me Kosovën arrihet në vitin 2025

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar se marrëveshja e njohjes reciproke me Kosovën parashikohet të arrihet brenda vitit 2025, kohë kur është edhe afati më i mundshëm për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kryeministrja serbe e bëri një deklaratë të tillë në emisionin Conflict Zone të gazetarit Tim Sebastian në BBC.

“Afati më i afërt i anëtarësimit të mundshëm në BE për ne është viti 2025, – ka thënë kreu i qeverisë së Serbisë. – Ndaj mendoj se ekziston mundësia që deri në vitin 2025 të nënshkruajmë një marrëveshje të qëndrueshme për normalizimin e raporteve me Prishtinën. Serbia ëshë e përkushtuar për këtë, por kjo nuk varet vetëm nga Serbia, varet edhe nga Prishtina dhe aleatët tanë.”