Ballina RAJONI Serbi, gazeta Blic: Turp për Beogradin, shqiptarët restaurojnë trashëgiminë kulturore serbe

Serbi, gazeta Blic: Turp për Beogradin, shqiptarët restaurojnë trashëgiminë kulturore serbe

Në vend të shtetit serb, qilarët e verës në Rajac dhe Rogljevo të Kosovës, monumente të rëndësisë më të lartë të trashëgimisë kulturore serbe dhe kandidatë të mundshëm për në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO, janë duke u restauruar nga një organizatë joqeveritare shqiptare. Kjo ka mjaftuar që një nga gazetat më të njohura në Beograd, e përditshmja Blic, t’i kërkojë llogari autoriteteve përgjegjëse për gjendjen.

“Organizata joqeveritare Cultural Heritage without Borders Albania, me qendër në Tiranë, ka vlerësuar rëndësinë e kësaj trashëgimie, gjë që nuk mund të thuhet për Ministrinë e Kulturës në Serbi,” – shkruan e përditshmja serbe Blic. Ndërkohë, Ministria e Kulturës dhe e Informacionit e Serbisë është justifikuar me faktin se “në rastin e qilareve të verës, pengesa kryesore për investim nga shteti qëndron në faktin që ato janë pronë private.” “Të investosh në prona të cilat janë private është kundër ligjit. Këto janë arsyet që bëjnë që në Serbi ne të kemi një problem me investimet në monumente të cilat janë pjesë e trashëgimisë kulturore,” – theksohet në një reagim të Ministrisë së Kulturës dhe Informacionit të Serbisë.

Qilarët e verës në Rajac dhe Rogljevo janë mëse 200 vjet të vjetër, dhe janë pjesë e një rajoni i tërë të banuar nga serbë, që vazhdon të ruajë formën që ka pasur që shekuj më parë.