Ballina Aktualitet Serbi, drejtuesi i ushtrisë: Nuk ndërhyjmë në Kosovë

Serbi, drejtuesi i ushtrisë: Nuk ndërhyjmë në Kosovë

Drejtuesi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviç, ka cilësuar situatën në Kosovë si shumë komplekse por dhe që Serbia, nuk po e mendon të ndërhyjë ushtarakisht.

Mojsilloviç, në një intervistë për Radio-Televizionin e Serbisë u ndal gjerë e gjetë në shtetin e Kosovës. Ai tha ky shtet është plot me tensione dhe lëvizje të njëanshme.
“Gjendja e sigurisë është e qëndrueshme, por, në bazë të të gjithë parametrave, është shumë e paparashikueshme,” – tha Mojsilloviç, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ai shtoi se ushtria serbe është në kontakt të vazhdueshëm me njësitë e KFOR-it, misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Ndërkohë sipas Mojsilloviç ushtria serbe po e monitoron situatën në terren duke përjashtuar edhe përdorimin e forcës ushtarake.
“Jeni dëshmitarë se si presidenti dhe Qeveria e Serbisë janë të përkushtuar për një gjendje paqësore dhe zgjidhje të situatës në Kosovë. Opsioni i reagimit ushtarak është përjashtuar, nuk është duke u konsideruar tash për tash,” – tha Mojsilloviç.