Ballina LAJME Serbi, Daçiç: Trump i interesuar për Kosovën, por nuk arrihet pa Serbinë

Serbi, Daçiç: Trump i interesuar për Kosovën, por nuk arrihet pa Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka folur rreth interesimit të SHBA-ve për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Në një intervistë për TV “Happy”, Daçiç tha se Trump një zgjidhje të përhershme për politikën e jashtme, e cila nuk mund të arrihet pa Serbinë.
“Trump është i interesuar për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Trump dëshiron të ketë një sukses në politikën e jashtme dhe që kjo zgjidhje të jetë e përhershme, nuk mund të arrihet pa Serbinë,” – ka thënë Daçiç për TV “Happy”.

Në fjalën e tij, Daçiç tha se Trump e ka kuptuar se problemi i Kosovës nuk zgjidhet pa një marrëveshje me Serbinë. Sipas tijk, një gjë të tillë e kanë kuptuar edhe shqiptarët, si dhe disa vende evropiane.

“Tani është një moment i përshtatshëm, Amerika është në nxitim për shkak të zgjedhjeve. Mogherini po nxiton. Nga ana tjetër, ata që nuk duan një zgjidhje, ata nuk po nguten,” – ka thënë Daçiç, duke iu referuar Prishtinës zyrtare.

Ai gjithashtu ka pohuar se nëse Joe Biden vjen në krye të SHBA-ve, atëherë “punët ndoshta do të vështirësohen për Serbinë”.

“Nëse ai kthehet (ish-nënpresidenti demokrat Joseph) Biden nuk e di se si do të ndikojë në Serbinë, sepse në Prishtinë ka bulevard me emrin e tij,” – tha Daçiç.