Ballina BOTA Serbi, arrestohet kërcënuesi i presidentit Aleksandër Vuçiç

Serbi, arrestohet kërcënuesi i presidentit Aleksandër Vuçiç

Policia serbe ka arrestuar një person i cili ka kërcënuar me vdekje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Djuro Trkulja nga Novi Sad është arrestuar mbrëmë nga policia serbe pasi në Twitter kishte kërcënuar me vdekje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe paralajmëroi rrëmbimin e anëtarëve të familjes së tij.
Mediat serbe raportojnë se Trkulja është arrestuar nga policia, pas publikimeve në profilin e tij,
Jo zyrtarisht, por mediat serbe kanë mësuar se bëhet fjalë për profilin @AgentStrani, përdoruesi i së cilit ka shkruar se: “Fundi i Vuçiçit është afër, dhe askush nuk mund ta ndal”.