Ballina RAJONI Serbi, ambasadori gjerman: Rajoni nuk ka të ardhme pa paqen Beograd-Prishtinë

Serbi, ambasadori gjerman: Rajoni nuk ka të ardhme pa paqen Beograd-Prishtinë

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk ka të ardhme pa pajtim mes popujve në shtetet e ish-Jugosllavisë. Në një intervistë për të përditshmen serbe Danas, ambasadori Schieb ka folur edhe raportet mes Kosovës e Serbisë dhe situatën momentale.

Ai thotë se, fatkeqësisht, situata momentale është e tendosur, por shton se është me rëndësi që të dyja palët të përmbahen dhe të rinisin bisedimet. “Edhe pse ndoshta duket se dialogu mes presidentëve Vucic e Thaçi ka hyrë në qorrsokak, besoj se arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës është e mundshme, – ka thënë ambasadori gjerman në Beograd. – Sipas mendimit tim, tani është me rëndësi që të dyja palët të përqendrohen sërish në tema thelbësore që janë të rëndësishme për përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë dhe në Serbi.”