Ballina Sociale Sëmundjet e gjakut, çdo vit 450 të prekur në Shqipëri

Sëmundjet e gjakut, çdo vit 450 të prekur në Shqipëri

Sëmundjet kronike të gjakut pothuajse çdo vit po prekin gjjithnjë e më shumë raste në të gjitha vendet e botës. Një nga vendet më te prekura gjatë viteve të fundit është edhe Shqipëria. Në vendin tonë përllogariten rreth 450 raste të reja në vit me sëmundje malinje të gjakut përfshirë edhe leuçemitë kronike.

Edhe pse shkaku kryesor i shkaktimit të këtyre sëmundjeve nuk dihet ende me siguri të plotë nga hematologët, ndër shkaqet e menduara nga mjekët si shkaktarë të tyre përmendet edhe ndikimi i faktorëve të jashtëm, e më të rëndësishmet janë kimikatet që i gjemë kudo në kozmetikë dhe në ushqime.

Sipas mjekut të pavionit të hematologjisë në Tiranë Arben Ivanaj, kimikatet godasin genet e njeriut duke bërë që të devijojë i gjithë procesi i qelizave të gjakut. Pikërisht për këtë janë mbledhur në Tiranë mjekë hemotalogë të njohur në vende të ndryshme të botes për të diskutuar mbi trajtimet mjekësore të këtyre pacientëve. Por ajo që kërkohet në mënyrë të menjëhershme është shtimi i fondeve për shërbimin e hematologjisë.