Ballina Kronikë Selenicë, ekzekutohet administratori i njësisë Kotë

Selenicë, ekzekutohet administratori i njësisë Kotë

Administratori i njësisë administrative Kotë të Selenicës, Fatmir Hodo mësohet se është ekzekutuar rreth orës 15:00, në një lokal në qendër të fshatit.

Viktima Hodo, 63 vjeç është qëlluar me çifte nga një person i cili e ka goditur sapo ka hyrë në lokal.

Policia ka  informuar identifikimin e autorit A.D 43 vjeç nga fshati Gumenicë dhe i është vënë në ndjekje, por ende nuk dihen detaje të shumta mbi rrethanat dhe motivin e këtij krimi.