Ballina Showbiz Selena Gomez jep intervistën e parë pas problemeve me shëndetin

Selena Gomez jep intervistën e parë pas problemeve me shëndetin

Selena Gomez po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore dhe që pas transplantit të veshkës, duket se Selena nuk ka pasur shumë fat në shëndet. Megjithëse ajo u mundua të shohë jetën me pozitivitet dhe u ribashkua me të dashurin e saj të zemrës, Justin Bieber, ndarja erdhi shumë shpejt dhe kjo ndikoi shumë në gjendjen e Selenës.

Pas disa javësh trajtim, Selena ka dalë nga klinika dhe është duke rimarrë veten. Ajo ka dhënë intervistën e saj të parë pas problemeve me shëndetin dhe ka treguar për projektin me të cilin po merret.

“Unë dua të fuqizoj femrat. Unë dua të bëj mirë dhe të realizoj sa më shumë muzikë dhe filma. Nuk do të ishte e mundur nëse nuk do të më kishin mbështetur, në fakt e di se ngjan si klishé, por është e vërtetë. Kam menduar gjithmonë se kam dashur të jem një shembull i mirë për të gjithë. Dua të them: Unë po provoj më të mirën time dhe për këtë arsye edhe ti mundesh. Vetëm provo më të mirën tënde, edhe përse është e vështirë. Mos harroni, nuk jeni vetëm. Unë dua të nxjerr jashtë më të mirën tek vajzat me koleksionin e ri. Unë ndjej pasiguri të gjithë kohës, ndihem e çuditshme. Të gjithë miqtë e mi janë pjesë e këtij projekti dhe kanë përmasa të ndryshme trupore. Është bukur t’i shoh të veshin gjërat që ndihen rehat. Unë nuk e di ku do të isha pa miqtë e mi. Më kanë shpëtuar jetën disa here,” – u shpreh Gomez.