Ballina Aktualitet Selanik, çështjet e hapura Shqipëri-Greqi, vijojnë diskutimet

Selanik, çështjet e hapura Shqipëri-Greqi, vijojnë diskutimet

Takimi i katërt i Ministrave të Jashtëm, Ekonomisë dhe Zhvillimit të Greqisë, Bullgarisë, Shqipërisë e FYROM, i cili u zhvillua të premten në Selanik, trajtoi si çështje kryesore bashkëpunimin, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Por sipas zëvendësministres së Jashtme Artemis Dralo, këtë herë nuk janë diskutuar me hollësi çështjet që u përkasin marrëdhënieve mes dy shteteve, pasi janë pjesë e paketës që ndiqen nga ministri Bushati, dhe është deklaruar gjithashtu se ka një vazhdimësi të plotë në diskutimet midis dy ministrive.

Ne jemi të bindur ka thënë Dralo, pasi po bëjmë të gjitha përpjekjet në detyrat që na ka dhënë Brukseli, se me mbështetjen e Greqisë, Bullgarisë dhe shteteve të tjera anëtare të BE-së, vitin e ardhshëm Shqipëria do të marrë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE.