Sekuestrohet shuma marramëndëse në Portin e Durrësit, identifikohet shoferi

90

Një sasi e madhe parash, që dyshohet të jetë 1 milion paund, u gjet e fshehur në një furgon në Portin e Durrësit.

Paratë ishin vendosur në një furgon i cili ishte ngarkuar me rroba.

Drejtuesi i automjetit është identifikuar si Jetmir Ismaili.

Ende nuk dihet destinacioni i parave të sekuestruara.