Sekuestrohet ish-hotel “Vollga”, nuk bëhen ende me dije shkaqet

48

Burime bëjnë me dije se është sekuestruar ish-hotel “Vollga” në Durrës.

Sekuestrimi ka ndodhur ditën e sotme nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Nuk dihen ende arsyet, por pritet një njoftim zyrtar mbi çështjen.

Në kohën e privatizimeve, ky hotel i kaloi një personi i cili pretendonte se ishte pronar, ndërsa në vitin 2011 ky hotel i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit.