Sekuestrohen 200 kg kokainë në Portin e Durrësit, ja nga vinë

140

Një sasi kokaine është sekuestruar në Portin e Durrësit. Bëhet me dije se origjina e lëndës narkotike është nga Ekuadori.

Bëhet me dije se sasia e 200 kilogramë kokainë është zbuluar brenda një kontenieri i cili vinte tranzit nga Turqia për në portin e Durrësit.

Bëhet me dije se kjo është sasia e peshuar deri më tani, por dyshohet se mund të ketë një sasi më të madhe se 200 kilogramë lënde narkotike e llojit kokainë.