Sekuestrohen 190 mijë metër katrorë në Gjirin e Lalëzit, kontroll për 7 punonjës të Kadastrës

48

Pas operacionit të befasishëm të organizuar nga SPAK përsa i përket shkeljeve të bëra dhe mashtrimeve me pronat në qytetin e Durrësit ku mësohet se ka pasur edhe shoqërime në polici, mësohet se janë kryer edhe kontrolle të befasishme në 7 banesa të ish zyrtarëve të Kadastrës. Në celularët e tyre u gjetë foto, harta dhe dosje. Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar rreth 190 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit.

Konkretisht janë kryer kontrolle në banesat e ish zyrtarëve të Kadastrës si më poshtë:

1- Bedri Luku, ish regjistrues i Kadastrës, u shoqërua në policinë e Durrësit dhe u la i lirë pak çaste më vonë.
2- Vlash Braja, banues në fshatin Draç të Durrësit.
3 Altin Haruni banues në Sukth të Durrësit.
4- Agron Bejdolli banues në zonën “Syri I Detit” në Durrës.
5- Lisandër Xhejzdari banues në Sukth të Durrësit.
6- Asllan Arapaj banues në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës.
7- Ber Begeja banues në Tiranë.

Sipas dokumentit zyrtar të publikuar nga SPAK, këto kontrolle janë kryer në kuadër të informacioneve për “falsifikim dokumentesh” që lidhen me pronat në Durrës. Këta persona akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ndërkohë që procedimi penal ndaj tyre sapo ka nisur duke pasur parasysh edhe provat e gjetura nga SPAK në telefonat e tyre.