Ballina Aktualitet Sekuestrohen 1.5 milion euro pasuri të 53-vjeçarit vlonjat të arrestuar për pastrim...

Sekuestrohen 1.5 milion euro pasuri të 53-vjeçarit vlonjat të arrestuar për pastrim parash e prostitucion

Rreth 1.5 milion euro pasuri janë sekuestruar në qytetin e Vlorës, nga seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar.

Sekuestrimi i kësaj pasurie vjen në kuadër të procedimit penal që nga viti 2018 të Maks Merkaj. Ky i fundit akuzohet për veprën penale të ‘pastrimit të parave’. Merkaj është arrestuar vitin e kaluar për grup të strukturuar kriminal si dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali.

Policia bën me dije se ka sekuestruar 5 apartamente, 1 vilë trekatëshe, 1 mjet lundrimi, anije peshkimi si dhe 4 automjete, vlera e të cilave në total arrin në 1.503.000 euro.

Merkaj në Itali është dënuar me 17 vite burg ndërsa i kanë mbetur edhe 14 vite për të shlyer.

Aktualisht Merkaj ndodhet në IEVP e Vlorës ndërsa pritet që pas daljes para Gjykatës së Vlorës do të ekstradohet drejt Italisë.