Ballina BOTA Sekretari Stoltenberg: Siguria e Evropës e pamundur pa Turqinë

Sekretari Stoltenberg: Siguria e Evropës e pamundur pa Turqinë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, tha se nuk është e mundur të ofrohet siguria për Evropën pa Turqinë që ka një rol kyç në luftën kundër terrorizmit.

Në një fjalim në institucionin “German Atlantic Society” në Gjermani, Stoltenberg ka theksuar se vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian luajnë një rol të rëndësishëm në sigurinë e Evropës.

“Turqia po lufton kundër destabilitetit në Irak dhe Siri, duke theksuar se nuk është e mundur të ofrohet siguria për Evropën pa vende të tilla si Turqia e cila ka një rol kyç në çështjen e luftës kundër terrorizmit,”- u shpreh Stoltenberg.