Së shpejti nënë? Rozana Radi sapo bëri deklaratën më të rrallë para publikut

32

Gjatë kësaj jave Rozana Radi paralajmëroi rikthimin e saj në festivalin “Kënga Magjike”.
Para se të përformonte këtë të diel baladën e saj “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona”, këngëtarja duhet t’iu përgjigjej disa pyetjeve.

Këngëtarja qëndroi para Pemës së Krishtlindjeve të studios, teksa vendoste zbukurueset shprehu dhe dëshirën e saj më të madhe.
Pyetjes së Arditit se cila është lutja më e madhe që i bën Pemës së Krishtlindjeve, Rozana iu përgjigj: “Të bëhem nënë sa më shpejt…”.

Përgjigja e saj u shoqërua me duartrokitjet e publikut, të cilët mesa duket treguan në këtë mënyrë mbështetjen e tyre.
Rozana Radi nuk dha më detaje, por nëse do të kemi një lajm të gëzuar nga këngëtarja besojmë se do ta ndajë sa më shpejt me publikun.