Ballina Kuriozitete Së shpejti në ankand një koleksion i George Michael

Së shpejti në ankand një koleksion i George Michael

Një koleksioni i këngëtarit anglez, George Michael i cili vdiq në vitin 2016, do të dalë në ankand nga shtepia Christie’s, në Londër në muajin mars.

Artisti, emri i vërtëtë i të cilit është Georgios Kyriacos Panayiotou, u bë i njohur për hitet e tij dhe zërin e ngrohtë.

Këngëtari ka blerë disa vepra të artistëve të njohur si Damien Hirst, dhe piktura “fëmija i tmerrshëm’’ e Tracey Emin, të cilat do të dalin në ankand më 14 mars në Londër.

Janë rreth 75 vepra në total që do të propozohen gjatë evenimentit kryesor, më 14 mars dhe 130 të tjera gjithashtu pjesë e koleksionit të bashkëthemeluesit të grupit Wham!, gjatë një ankandi on line nga data 8 deri më 15 mars.

Të ardhurat nga ankandi do të përdoret për të vijuar veprën filantropike të George Michael.

George Michael vdiq më 25 dhjetor 2016 në moshën 53 vjeç, pas një insufiçence kardiake dhe problemeve me mëlçinë.

Gjatë karrierës së tij ai shiti mbi 100 milionë disku dhe publikoi nga periudha 1983-1996 një seri hitesh të pakrahasueshme për një artist britanik që nga epoka e Beatles.