Ballina Uncategorized S’bëri detyrat e shtëpisë, familjarët rrahin për vdekje 9-vjeçarin

S’bëri detyrat e shtëpisë, familjarët rrahin për vdekje 9-vjeçarin

Katër pjesëtarë të një familje janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë rrahur për vdekje një djalë 9-vjeçar, në shtëpinë e tij në qytetin lindor francez të Mulhouse.

Burime policore i thanë medias lokale se djali kishte refuzuar të bënte detyrat e shtëpisë dhe u godit me një dorezë fshese.

Vëllai më i madh i djalit dhe dy motrat ishin të gjithë të pranishëm në kohën e incidentit.

Megjithëse nëna e tij nuk ishte atje, ajo gjithashtu u arrestua pasi ishte në dijeni të asaj që po ndodhte, thonë raportet.

Vdekja e djalit në orët e hershme të së dielës nxiti një protestë në qendër të Mulhouse në mesin e banorëve që u mblodhën rreth shtëpisë së tij.

Edhe pse kishte pësuar një arrest kardiak, patologët thanë se shkaku i vdekjes kishin qenë goditjet që kishte marrë fëmija.

Nëna e djaloshit ishte larguar nga shtëpia në një udhëtim biznesi por kishte inkurajuar dënimin e tij, sepse ai nuk donte të bënte detyrat e shtëpisë, thanë mediat franceze.