Ballina Kuriozitete Saturni po humbet unazat

Saturni po humbet unazat

Brenda 100 milionë viteve planeti Saturn nuk do të jetë më “zot i unazave” të sistemit diellor.

”Planeti është në fakt i destinuar për të humbur “thesarin” e tij për shkak se po konsumon me shumë lakmi grimcat e akullit dhe pluhurit”, sipas ”Voyager”, misionit të viteve ’70, gjithashtu të konfirmuara nga të dhënat e fundit të sondës ”Cassini”, të publikuara në revistën ”Icarus” nga studiuesit në Qendrës së Fluturimit Hapësinor ”Goddard” të NASA-s.

Llogaritjet tregojnë se ‘shiu’ i grimcave që bien nga unazat e Saturnit sjell një sasi uji që mund të mbushë një pishinë olimpike për gjysmë ore.

Është e vështirë të imagjinohet sistemi diellor pa unazat e Saturnit, por sipas ekspertëve është e nevojshme të mësohemi me idenë se ato përfaqësojnë vetëm një fenomen kalimtar.

“Ne jemi me fat që të jemi në gjendje të shohim sistemin e unazës së Saturnit”, thotë një nga autorët e studimit, James O’Donoghue i NASA-s.

“Nëse unazat janë të përkohshme, ne ndoshta kemi humbur vetëm shansin për të parë sistemet me unazat gjigante në Jupiter, Uran dhe Neptun!”, thekson ai