Sardi habit me deklaratën për Mozzik, çfarë po ndodh mes të dyve?

42

Dj Sardi ka habitur me një deklaratë në lidhje me muzikën e reperit Mozzik.

I pyetur në emisionin “Pushime On Top” Sardi është pyetur se cilën këngë nuk do të luante asnjëherë edhe pse do të kishte kërkesa.

Ai është përgjigjur shkurt duke thënë emrin e reperit Mozzik.

“Nuk do ta luaj kurrë edhe pse ma kërkojnë njerëzit, sidomos këngët e albumit të tij të fundit, Mozart”, tha ai.

Nuk dihet ende pse Sardi nuk do të luajë këngët e Mozzik, por publiku nuk ka dijeni për ndonjë hatërmbetje mes tyre.