Ballina Aktualitet Sarandë, studentët i bashkohen lëvizjes, bojkot mësimit

Sarandë, studentët i bashkohen lëvizjes, bojkot mësimit

Edhe studentët e Sarandës i janë bashkuar Lëvizjes Studentore duke bojkotuar mësimin ditën e sotme. Nga Saranda vijnë pamje të studentëve që janë mbledhur në mbështetje të protestës së nisur në kryeqytet për plotësimin e një liste me kërkesa nga qeveria, mes tyre ulja e tarifave.

Kjo është dita e shtatë që studentët protestojnë për kërkesat e tyre, ndërsa e marta ishte paralajmëruar si pika kulmore e kësaj lëvizje. Studentët i kanë dhënë afat qeverisë deri në orën 16:00 të ditës së sotme.