Ballina Aktualitet Sarandë, shpëtohet nga mbytja anija me flamurin amerikan

Sarandë, shpëtohet nga mbytja anija me flamurin amerikan

Velera Sea Shell me flamur amerikan, nisur nga Dubrovniku me destinacion Sarandën, duke lundruar në hyrje të Kanalit të Korfuzit pësoi defekt në motorra dhe dha sinjalin e emergjencës.  Me marrjen e njoftimit Roja Bregdetare angazhoi motovedeten P-03 dhe P-05 të Flotës Detare.

Pas rënies në kontakt velera u rimorkua për në portin e Sarandës duke bërë të mundur shpëtimin e velierës dhe tre personat në borde, të tre me nënshtetesi izraelite: Kapiten T.L dhe ekuipazh M. N dhe L. N.