Ballina Aktualitet Sarandë, policia kërkon “detyrim paraqitje” për policin grek

Sarandë, policia kërkon “detyrim paraqitje” për policin grek

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për policin grek të arrestuar gjatë ditës së djeshme , teksa lëvizte me armë pa leje dhe shoqëronte deputetin e shtetit fqinj, Vasili Jojaka, drejt fshatit Bularat.

Marios Gogoglos 35 vjeç, me detyrë punonjës policie në Igumenicë, u arrestua, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ndërsa ai ishte duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër.

35-vjeçari është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.