Ballina Aktualitet Sarandë, pësoi infarkt, ndërron jetë në zyrë drejtori i Hipotekës

Sarandë, pësoi infarkt, ndërron jetë në zyrë drejtori i Hipotekës

Drejtori i Hipotekës së Sarandës, Armand Hysi, ka ndërruar jetë në zyrë pas një ataku kardiak.

Mësohet se 44- vjeçari ishte në zyrë kur ka ndjerë shqetësime në kraharor, të cilat nuk i kanë dhënë mundësinë e marrjes së ndihmës së parë.

Pasi konstatuan problemet e tij me shëndetin, kolegët e kanë dërguar në spital, por ndërhyrja e mjekëve ka qenë e kotë pasi ai kishte ndërruar jetë.

Përveç detyrës si drejtor i Hipotekës, Hysi ishte pedagog në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës.

Hysi ishte emëruar vetëm pak muaj më parë në krye të Hipotekës së Sarandës dhe ishte një ndër emrat më të përfolur të socialistëve për bashkinë e qytetit.