Ballina Aktualitet Sarandë, përplasen dy makina në rrugën e Bashkisë

Sarandë, përplasen dy makina në rrugën e Bashkisë

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e mesditës së sotme në rrugën e bashkisë në Sarandë.

Automjeti i tipit “Toyota Corolla” është goditur nga pas nga një “Jeep”. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, teksa mësohet se njëri prej drejtueseve ishte shtetas i huaj.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.