Ballina Aktualitet Sarandë, përmbyset mjeti i pastrimit, plagoset punonjësja

Sarandë, përmbyset mjeti i pastrimit, plagoset punonjësja

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar të Sarandës, ku është përfshirë një automjet i pastrimit.

Mësohet se mjeti është përmbysur në rrugë dhe ka mbetur e plagosur një punonjëse. Mjeti ka dëmtuar edhe sinjalistikën rrugore.

Sipas dëshmitarëve shoferi kishte zbritur nga mjeti, por një nga punonjëset e firmës ka hequr frenat e dorës, çka ka bërë që makina të lëviz dhe të bjerë në pjesën e majtë të rrugës hyrëse.

Punonjësja e plagosur është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.