Ballina LAJME Sarandë, në pranga futbollisti, akuzohet për trafik ndërkombëtar droge!

Sarandë, në pranga futbollisti, akuzohet për trafik ndërkombëtar droge!

Ditën e sotme Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë arrestuan në Sarandë 8 persona midis të cilëve edhe zv/drejtorin e Spitalit, Florian Llanaj.

Po kështu gjatë këtij operacioni u arrestua edhe Adrian Xhibro, futbollist i Delvinës në grupin B të Kategorisë së Dytë.

Xhibro është shoqëruar drejt Krimeve të Rënda në Tiranë në masa të rrepta sigurie dhe pritet të njihet me masën e sigurisë përpara Gjykatës.