Ballina Aktualitet Sarandë, në pranga dy shtetas

Sarandë, në pranga dy shtetas

Dy shtetas janë arrestuar në Sarandë për vepra të ndryshme penale.

Pas kallëzimit të bashkëshortes për dhunë në familje fizike dhe psikologjike, autoritetet janë vënë menjëherë në lëvizje duke prangosur kryefamiljarin  me iniciale G.B, 41 vjeç.

Gjithashtu në pranga ka përfunduar edhe një 24-vjeçar me iniciale Y.P, i cili është ndaluar duke drejtuar automjetin tip “Honda” pa leje drejtimi.