Sarandë/Motomjeti përplaset me tufën e bagëtive, një person i plagosur rëndë

35

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Sarandë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkallë– Livadhja, në vendin e quajtur  “Ura e Bogazit.

Një motomjet është përplasur me disa bagëti të imta, si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi L.L., 67 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pasagjeri shtetasi F.P., 52 vjeç, ky i fundit jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.