Ballina Kronikë Sarandë, katër policë kufitarë shoqërohen në komisariat

Sarandë, katër policë kufitarë shoqërohen në komisariat

Katër punonjës të Policisë Kufitare janë shoqëruar në komisariat nga Policia e Sarandës. Efektivët e ndalur janë kontrollorë të pikës së kalimit në Qafë-Botë. Shoqërimi i tyre është bërë nga Shërbimi i Çështjes së Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA)

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar tashmë urdhërarrestet për katër efektivët e shoqëruar.
Ende nuk ka detaje për shkeljet që mund të kenë kryer, por priten detaje të reja rreth arsyes së shoqërimit të katër kontrollorëve të pikës kufitare Qafë-Botë.