Ballina Aktualitet Sarandë, kapen 32 kg drogë, në pranga tre të rinj

Sarandë, kapen 32 kg drogë, në pranga tre të rinj

Forca e Ligjit ka goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Sarandë. Policia ka sekuestruar rreth 32 kilogramë lëndë narkotike cannabis sattiva dhe ka vënë në pranga tre persona.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë konkretisht shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në vijim të punës hetimore për parandalimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, pas kontrolleve të befasishme në lagjen nr.4 Sarandë, konstatuan se në automjetin tip “BMV X5”, drejtuar nga shtetasi Ergis Kalemi, në bagazh u gjet një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva me peshë totale prej 32 kilogramë.

Efektivët e Sarandës kanë bërë arrestimin e 3 shtetasve të cilët dyshohen se janë persona të implikuar dhe autorë përgjegjës në lidhje me ngjarjen, Suel Çapuni, 27 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tepelen, Aldo Pata, 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë, i dënuar edhe më parë për vjedhje dhe Ergis Kalemi, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit.