Ballina Aktualitet Sarandë, kapen 200 kg marijuanë, arrestohet një person

Sarandë, kapen 200 kg marijuanë, arrestohet një person

Rreth 200 kg lëndë narkotike, e llojit Cannabis sativa, janë sekuestruar nga Policia e Shtetit në Sarandë, gjatë një aksioni të organizuar në aksin rrugor Sarandë-Qafë Botë.

Për shkak se operacioni dhe hetimet ende vazhdojnë, dhe për shkak të dyshimit se të përfshirë në këtë trafik të lëndëve narkotike mund të jenë edhe efektivë të vetë Policisë së Shtetit, të dhënat e bëra publike janë shumë të kufizuara.

Deri tani mësohet se është ndaluar një person, i cili, me shumë mundësi, ka qenë personi që transportonte lëndën narkotike.