Ballina Aktualitet Sarandë, gjendet i mbytur 45-vjeçari

Sarandë, gjendet i mbytur 45-vjeçari

Policia e Sarandës bën me dije se një person është gjetur i mbytur në një kanal në Vrion, bashkia Finiq, mbrëmjen e sotme.

Trupi i pajetë është parë nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe është nxjerrë me vështirësi nga kanali, pasi ishte i mbuluar nga ferrat.

Dyshohet se viktima është rreth 45 vjeç dhe mund të jetë mbytur tre ditë më parë.

Policia vijon ende hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.