Sarandë/E moshuara gjendet e pajetë në banesë/EMRI

34
Foto ilustruese

Gjendet e pajetë një e moshuar në Sarandë.

Bëhet fjalë për një ish-mësuese që kishte dalë në pension, e identifikuar si Lida Dako.

E moshuara 72-vjeçare, jetonte e vetme, pasi burri i kishte ndërruar jetë disa vite më parë, ndërsa nuk kishin fëmijë.

Ajo u gjet e pajetë ditën e sotme në shtëpinë e saj në Sarandë.

72-vjeçarja, dyshohet se kishte rreth një javë që kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale dhe trupi kishte nisur të dekompozohej.

Ishin fqinjët që nisur nga era e rëndë që vinte nga shtëpia e saj ndërhynë dhe kur hapën derën konstatuan se e moshuara kishte ndërruar jetë.

E moshuara banonte në lagjen nr.3 të Sarandës.