Ballina Aktualitet Sarandë, Dita e Rinisë, thirrje për protesta

Sarandë, Dita e Rinisë, thirrje për protesta

Të rinjtë e katër forcave politike në Sarandë janë bashkuar dhe kanë bërë thirrje për protesta.

Mësohet se të rinjtë e FRPD-së, LRI-së, PR-së, PAA-së, PBDNJ-së kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.

“Në 8 Dhjetorin e gjashtë të kësaj qeverisjeje, Saranda, Konispoli e Finiqi vazhdojnë të tkurren e të plaken nga ikja e të rinjve në emigracion. Numri i të rinjve të kësaj zone që kanë zgjedhur të largohen përfundimisht nga Shqipëria është i frikshëm dhe po rritet cdo orë e cdo ditë me shpejtësi,”- deklarojnë të rinjtë opozitarë.

Ata thanë se ne sot solidarizohemi me studentët që vijojnë prej ditësh protestën në kryeqytet dhe i bëjmë thirrje çdo të riu banor i Bashkive Sarandë, Konispol e Finiq, t’i bashkohet kësaj proteste dhe të përhapë frymën e saj kudo.