Ballina Aktualitet Sarandë, degën e Partisë Demokratike vijon ta drejtojë Hariz Mema

Sarandë, degën e Partisë Demokratike vijon ta drejtojë Hariz Mema

Demokratët në Sarandës do të vijojnë të drejtohen nga Hariz Mema, i cili fitoi me 177 vota përballë Shpëtim Iljazit, i cili mori 11 vota në kuadër të zgjedhjeve për drejtuesit e Partisë Demokratike në rrethet e Shqipërisë, nismë i paraprin zgjedhjeve lokale të cilat do të zhvillohen me 30 qershor 2019.

Mësohet se nga 271 delegatë kanë votuar 203 prej tyre ose 75 përqind, ndërsa 15 vota kanë dalë të pavlefshme.

Hariz Mema rikonfirmohet në detyrë, pasi është kryetar i PD për Sarandën prej vitit 2014. Ai është edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës dhe në vitin 2017 ka qenë kandidat për deputet, konkretisht i gjashti në listë në Qarkun e Vlorës.

Kujtojmë se përveç se në Sarandë, PD ka zgjedhur sot edhe kryetarët e rinj në Gramsh, Gjirokastër dhe Korçë.