Ballina Aktualitet Sarandë, arrestohen tre shtetas dhe sekuestrohen 32 kg kanabis

Sarandë, arrestohen tre shtetas dhe sekuestrohen 32 kg kanabis

Policia e Sarandës sekuestroi paraditen e sotme 32 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe arrestoi tre persona.

Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit në Territor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë konkretisht shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas kontrolleve të befasishme në lagjen nr.4 Sarandë, konstatuan se në automjetin tip “BMV X5”, drejtuar nga shtetasi E. K. u gjet një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa me peshë totale 32 kilogramë.

Policia e Sarandës bëri arrestimin e tre shtetasve në flagrancë të cilët dyshohen se janë persona të implikuar dhe autorë përgjegjës, S. Ç. 27 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tepelenë, A. P., 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë ,i dënuar më parë për vjedhje, E. K. 31 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë