Ballina Aktualitet Sarandë, aktivitete festive dhe solidaritet në fundvit

Sarandë, aktivitete festive dhe solidaritet në fundvit

Festa e Vitit të Ri 2019 po pritet me mjaft gëzim dhe aktivitete të ndryshme solidariteti dhe kulturore edhe në qytetin bregdetar të Sarandës.

Fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë duke uruar Gëzuar Vitin e Ri 2019 sollën një atmosferë festive me këngë, valle, vjersha dhe pjesë teatrale.

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, i pranishëm në këtë aktivitet shprehet se “emocione dhe dashuri pakufi nga këta fëmijë të mrekullueshëm, që jeta ju ka falur shumë më pak nga sa meritojnë. Ndaj është detyra jonë t’i bëjmë qoftë edhe për pak çaste, të mos e ndjejnë mungesën e prindërve duke ndjerë përkujdesjen e shoqërisë dhe shtetit”.

Po ashtu momente festive u kaluan në këtë prag fundviti edhe në Qendrën Polivalente, Sarandë, ku të moshuarit, gjyshërit dhe prindërit tanë, në çdo thinjë kanë gjurmët e kontributit të tyre në familje dhe shoqëri.

“Respekti dhe mirënjohja jonë do të vlerësohet me rritje pensionesh, politika sociale dhe përkujdesje shoqërore gjatë Vitit të Ri 2019,” – u shpreh Hyseni.

Deputeti Hyseni ka zhvilluar edhe një takim me nxënësit më të mir të Sarandës dhe Ksamilit, me të cilët shkëmbeu urime dhe dhurata për Vitin e Ri 2019.

“Ata janë krenaria e prindërve, por edhe e këtij qyteti arsimdashës, janë shembulli për t’u ndjekur, janë siguria për zhvillim dhe qytetari,” – tha Hyseni.