Sapo kishte vjedhur një automjet në Shijak, 34 vjeçari ndalohet nga policia për kontroll

60

Një 34-vjeçar është arrestuar, pasi gjatë kontrolleve nga policia, automjeti me të cilin po udhëtonte rezultoi i vjedhur.

Sipas policisë, shtetasi F.S, është ndaluar në aksin rrugor Fushë Krujë- Thumanë, me një mjet tip “Toyota” për kontroll dokumentacioni.

Pas verifikimeve rezultoi se ky mjet ishte vjedhur rreth orëve të para të mëngjesit në një pikë shitje të automjeteve në Shijak, në pronësi të shtetasit D. P, i cili kishte bërë kallëzim për mjetin e vjedhur.

Në vijim të veprimeve policore u arrestuar F.S, 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhje.”

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.