Ballina Showbiz Sandalet minimaliste, modeli i këpucëve që sugjerohet patjetër në 2019

Sandalet minimaliste, modeli i këpucëve që sugjerohet patjetër në 2019

Sapo kemi hyrë në muajin shkurt dhe me siguri, gishtat tanë të këmbëve as që e mendojnë të dalin në ajër të pastër duke lënë ngrohtësinë e një palë çizmeve me pelush nga brenda, por moda është modë.

Sandalet minimaliste me rripa të hollë sa peu i dhëmbëve janë këpucët që po bëjnë namin momentalisht.

Që prej prezantimit në muajin e shkuar të modës nga markat prestigjioze si The Row, Jacquemus, Tibi etj., sandalet në fjalë janë shndërruar në të preferuarat e fashionistave në të gjithë botën dhe tashmë gjenden edhe në raftet e markave më popullore me çmime më të përballueshme.