Ballina BOTA San Francisco, gjykata sërish kundër Trumpit

San Francisco, gjykata sërish kundër Trumpit

Mandatory Credit: Photo by Andrew Harnik/AP/REX/Shutterstock (9447254j) President Donald Trump arrives at Palm Beach International Airport in West Palm Beach, Fla Trump, West Palm Beach, USA - 02 Mar 2018

Gjykatësi i distriktit në San Francisco, ka bllokuar një urdhër të lëshuar nga presidenti Trump, për t’iu mohuar azilin emigrantëve që kalojnë ilegalisht kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara.

Gjykatësi i distriktit në San Francisco dha vendimin e bllokimit të përkohshëm të urdhrit, pasi dëgjoi argumentet e grupeve të të drejtave civile.

Trump citoi shqetësime të interesit kombëtar, por u kundërshtua nga grupet e të drejtave civile. Këto të fundit e çuan rastin para gjykatës, duke argumentuar se urdhri i Trumpit ishte i paligjshëm.

Gjykatësi tha se legjislacioni aktual e bën të qartë se, çdo i huaj që arrin në SHBA ka tw drejtw të aplikojë për azil. Ai tha se urdhri i 9 nëntorit i presidentit Trump është një devijim ekstrem nga praktikat e mëparshme.

“Pavarësisht qëllimit të autoritetit të presidentit, ai nuk mund të rishkruajë ligjet e emigracionit për të imponuar kushte që Kongresi i ka ndaluar”, tha gjykatësi.

Në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit, Trump tha se shumë nga emigrantët ishin kriminelë dhe i quajti karvanët, një pushtim, duke urdhëruar edhe dërgimin e trupave ushtarake në kufi.