“Salt Bae-s” i mbyllin restorantin 8 ditë pas hapjes, ja arsyeja

53

Nusret Gökçe-s, kuzhinierit të njohur turk i kanë mbyllur një restorant.

Kjo pasi ai nuk kishte rrespektuar rregullat për parandalimin e koronavirusit.

Më 18 Shatator, kuzhinieri i njohur shpërndau një video në Instagram, ku shihej teksa performonte pranë klientëve të tij, që nuk rrespektonin as distancë fizike e as mbanin maska.

Kjo mjaftoi që Bordi i Licencimit dhe Departamenti i Shërbimeve Inspektuese në Boston t’i mbyllte atij restorantin.

“Nusr-Et Boston”, është pjesë e një zinxhiri restorantesh kryesuar nga shefi i famshëm turk Gökçe.