Ballina Uncategorized Sallonet e thonjve në Tiranë, vatra sëmundjesh dhe infeksionesh

Sallonet e thonjve në Tiranë, vatra sëmundjesh dhe infeksionesh

Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza ka regjistruar së fundmi me dhjetra raste të vajzave të reja të diagnostikuara me infeksione dhe si burim i përhapjes kaq të gjerë dyshohet të jenë pikërisht sallonet e thonjve.

Mungesa e kushteve të duhura higjieno-sanitare në qendrat estetike në Tiranë ka ngritur në këmbë institucionet e shëndetësisë, pasi dyshohet madje se mund të ketë dhe raste të infektimit me virusin vdekjeprurës HIV-AIDS, megjithatë një gjë e tillë nuk konfirmohet nga institucionet përgjegjëse me siguri.

Fluksi i madh i klienteve në qendrat estetike bën që tek persona të ndryshëm të përdoren të njëjtat pajisje, pa kaluar paraprakisht në fazën e sterilizimit, që është e domosdoshme në sallonet e thonjve ku rreziku i përhapjes së infeksioneve është shumë i madh.